Erling Haland nuk resht së surprizuari.
Sulmuesi i Mançester Sitit përveç golave që shënon në fushë habit tifozët e futbollit edhe me mënyrën se si mban trupin në formë.
Ditën e sotme Mançester Siti ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të norvegjezit gjatë një seance krioterapie.
Sipas ekspertëve temperaturat brenda dhomës ku qëndronte Haland mund të arrijnë deri në -200 gradë Celcius.