EKSKLUZIVE/ Berisha pranë rikthimit në Serie A, gati firma me ekipin e njohur

Pas një sezoni pozitiv me Spal në Serie B me skuadrën nga Ferrara që gjithsesi nuk arriti të siguronte rikthimin në Serie A, Etrit Berisha sezonin e ardhshëm mund të luajë sërish në nivelin më të lartë të futbollit italian.

Albeu.com mëson se portieri i kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Torinos, me trajnerin e ri Ivan Juric që ka përzgjedhur pikërisht Berishën si pasues të Salvatore Sirigut.

Portieri veteran i grumbulluar me Italinë në Euro 2020 edhe pse ka edhe një vit kontratë me klubin “granata” do të largohet nga Torino gjatë kësaj vere për t’u bërë portieri i dytë i Juventusit dhe vendin e tij në skuadër do ta marrë pikërisht Berisha.

Arritja e një akordi mes Torinos dhe Spal për ta zëvendësuar me 32-vjeçarin shqiptar i cili fillimisht në skuadër do të jetë zëvendësi i serbit Milinkovic-Savic vëllait të mesfushorit të Lazios Sergej Milinkovic-Savic.

Por falë aftësive dhe reflekseve të tij gardiani i kombëtares kuqezi mund ta fitojë shumë shpejt vendin e titullarit edhe te Torino ashtu siç ka ndodhur edhe te Lazio e Atalanta në të shkuarën.


Shtuar 22.06.2021 15:24