Vdekja e Liam Payne ishte një tragjedi. Reagimet ishin të shumta si prej figurave publike dhe jo vetëm. Një prej tyre ishte dhe Simon Cowell i cili përmes shkrimit të tij në rrjete sociale ndjehej i shkatërruar!
Sakaq, Cowell, 65 vjeç, doli në ceremoninë e çmimeve Pride of Britain të hënën mbrëma në hotelin The Grosvenor House të Londrës.
Por ndërsa turma e të famshmëve mahniteshin para kamerave, Simon vendosi të anashkalojë tapetin e kuq dhe në vend të kësaj u nis drejt e në ceremoni, raporton The Sun.
Simon, i cili ka marrë pjesë në shumë ngjarje të Krenarisë së Britanisë në të kaluarën, më vonë u ngjit në skenë ku nderoi mikun dhe gazetarin Peter Willis, i cili u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare.
Paraqitja e tij vjen disa ditë pasi ai ndau keqardhjen e tij për vdekjen e Liam dhe anuloi një ditë të audicioneve të Britain’s Got Talent pas tragjedisë.