Një ditë pas arrestimit të Metës, Ilir Proda takim me Altin Dumanin: Policia e vendosur për të bashkëpunuar me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit

Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Ilir Proda dhe Altin Dumani, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.

Policia e Shtetit, është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky takim, vjen një ditë pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.


Shtuar 22.10.2024 10:45