Dita e vajzave, organizohet koncerti madhështor në Gjenevë

Një moment i paharrueshëm!

Blerina Zoto, presidentja e Qendrës së Lidhjes së Shoqatave të Grave të Gjenevës (CLAFG), foli me emocion dhe krenari para 800 personave gjatë koncertit të jashtëzakonshëm të organizuar nga qendra qe ajo drejton, CLAFG më 11 tetor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, në Victoria Hall https://scenes-culturelles.geneve.ch/victoria-hall/

Ky event shërbeu për të vënë në pah arritjet e CLAFG, aktiv që nga viti 1937, në mbrojtjen e të drejtave të grave në Gjenevë dhe më gjerë.

Gjithashtu, Blerina Zoto, theksoi rolin thelbësor të organizatës në promovimin e barazisë, përpara se t’i dorëzonte lule dirigjentit të talentuar Antoine Marguier, në shenjë mirënjohjeje për punën e tij të shkëlqyer me Orkestrën e Kombeve.

Ajo shprehu falenderime të përzemërta, për të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e kësaj mbrëmjeje: Orkestrën e Kombeve, OKB, UN Women , Qeverine Zviceriane, Bashkine e Gjeneves , si dhe partnerët e çmuar të CLAFG. Së bashku, ata festuan talentin dhe lidershipin e grave në muzikën klasike, duke riafirmuar angazhimin e tyre për fuqizimin e grave.

 


Shtuar 19.10.2024 11:00