Xhafaj: Përgjimet e “Babales” ia dha Ervin Salianji gazetarit, jo e kundërta

Deputeti i PS, Famtir Xhafaj ka folur në emisionin “Opinion” për çështjen “Babalja” pas dënimit me një vit burg të Ervin Salinjit.

Xhafaj thotë se nuk ka qenë gazetari Jetmir Olldashi që i dha përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të tij Ervin Salinjit, por ky i fundit ia ka dhënë gazetarit.

Deputeti i PS, vëllai i të cilit vuan dënimin me burg në Itali, zbuloi dhe detaje të tjera të cilat sipas tij, zbulojnë të vërtetën e përgjimit të pretenduar.

“Babalja” sipas këtyre është vetëofruar sipas meje është ofruar nga te tretë të PD. I është besuar kjo gjë Ervin Salinjit. Nuk është Jetmri Olldashi që ia ka dhënë Salinjit “babalen”, por ka qenë Salianji që ia ka dhënë Olldashit.Olldashi ka punuar gazetar të emisioni i kolegut tuaj Ylli Rakipi. Rrugës për në Vlorë ai ka bërë një intervistë në makinë me dikë që quhet “Babale”. Ka pretenduar sikur ai i ka dhënë atij një stilolaps dhe ka hyrë pesë minuta në lokalin ku ishte vëllai im dhe ka dalë sikur e ka përgjuar. Ka qindra orë përgjime për këtë çështje. Kanë qenë në përgjim këta pasi shpërtheu kjo çështje. Ka shkuar në Tiranë, ka shkuar te Ylli Rakipi dhe e ka refuzuar se ka thënë se nuk ka fakte e nuk ka prova. E ka deklaruar edhe në Prokurori edhe në Gjykatë. Por këtë që nuk e pranonte Ylli Rakipi e pranonte Kinostudioja e SHQUP. Olldashi nuk është takuar me tim vëlla”-tha Xhafaj.


Shtuar 9.10.2024 22:39