Protesta e opozitës/ Zbardhen dy skenarët që do të ndiqen nga Partia Demokratike

Në kuadër të protestës që nis në orën 18:00, këtë të hënë, në selinë e Partisë Demokratike, po zhvillohet një takim i Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe drejtues politikë.

Ndërsa drejtuesit politikë, kanë qenë shumë aktivë me takime në zonat e tyre përkatëse ditët e fundit.

Raportohet se dy janë skenarët në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme.

Fillimisht protestuesit do të mblidhen te Kryeministria.

Më pas, ata mund të shpërndahen në grupe e të bllokojnë sa më shumë segmente rrugore, ose mund të lëvizin të bashkuar nëpër rrugët e Tiranës, sipas një itinerari të caktuar, nga Kryeministria drejt ministrive e më tej drejt rrugëve kryesore.

Skenarët dhe plani po mbahen sekret dhe PD është treguar shumë diskrete, në mënyrë që informacioni të mos mësohet nga policia.


Shtuar 7.10.2024 11:19