FOTO/ As Camila dhe as Sabrina – U shfaq me një vajzë të panjohur në tapetin e kuq, Shawn Mendes zbulon se kush e shoqëroi

Këngëtari Shawn Mendes mori pjesë në “MTV Video Music Awards” dhe ishte një nga interpretuesit e mbrëmjes, e cila ishte e mbushur me artistë dhe yje ndërkombëtarë. Shoqëruesja e tij në tapetin e kuq mori vëmendjen e publikut.

Mendes mori pjesë në këtë event me motrën e tij, Aaliyah Mendes, të cilën e prezantoi në tapetin e kuq për herë të parë. Fotot treguan dyshen duke buzëqeshur para kamerave me publikun që në fillim mendoi se Shawn po prezantonte të dashurën e re.
Kjo është motra ime,” shkroi Mendes në X. Dyshja ishin veshur me të zeza, me Mendes të veshur me një kostum Dolce & Gabbana, të cilin e kishte stiluar me një gjerdan argjendi. Aaliya kishte veshur një korse të zezë dhe një fund saten.

Jeta e dashurisë së Mendes ishte objekt debati gjatë shfaqjes së çmimeve, me ish-in e tij Camila Cabello duke performuar dhe po ashtu ishin e përfolur Sabrina Carpenter. Para performancës së saj në VMAs, Cabello foli për mentalitetin e saj, i cili është i fokusuar në heqjen dorë nga e kaluara dhe fokusimin në të ardhmen.

Fansat besojnë se Cabello, Mendes dhe Carpenter kanë bërë muzikë të dedikuar për njëri-tjetrin gjatë muajve të fundit. Një nga publikimet e fundit të Carpenter, “Taste”, thuhet se është frymëzuar nga marrëdhënia e Mendes me Cabello.


Shtuar 17.09.2024 12:30