Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.
I riu hiqej si turist dhe jetonte nëpër hotele.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në zonën e Borgo (L’Aquila).
Kanë qenë qytetarët, ata që kanë denoncuar shqiptarin.
Efektivët e qytetit vunë re lëvizjet e dyshimta e të riut, teksa e arrestuan duke kaluar disa gardhe.
Policia i ka gjetur mbi 2 mijë euro cash, dy celularë si dhe disa copëza celofoni.
Gjithashtu, brenda një pakete cigaresh, u gjetën mbi 10 gramë kokainë, të ndarë në 18 doza.
Më tej, në dhomën e hotelit ku banonte shqiptari, u gjet një tjetër telefon, i cili u mundësoi oficerëve të gjurmonin një bashkëpunëtorët e të arrestuarit.
Komisariati i Policisë bëri me dije se shqiptari hynte në Itali si turist, duke kryer krime në të gjithë territorin.
Në këtë mënyrë i është kërkuar prefekturës një urdhër dëbimi drejt Shqipërisë.