“Lekë ka, por ato shkojnë për drejtorët “5 D”” Xhixho: Ky regjim duhet ndëshkuar sa më parë

Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhoxho, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me koston e shtuar të jetesës së shqiptarëve.

Ajo shkruan se ndërkohë që të ardhurat për frymë janë sa 35% e mesatares europiane dhe ku 60% e buxhetit familjar shkon për ushqime, Në tregun shqiptar ka produkte që shiten me një çmim 212% më të lartë, ose mbi 3 herë sa çmimi që shitet nga e njëjta kompani në vendin europian nga ajo vjen.

Xhixho shton se paratë nuk shkojnë në ndihmë të shtresave në nevojë apo pensionistëve, por për korrupsionin galopant me rrugët e florinjta.

Postimi i plotë:

Tirana është qyteti me koston më të lartë të jetesës, pasi ajo tashmë është kthyer në qendër të pastrimit të parave të pista dhe nuk ka asgjë nga një qytet që u shërben njerëzve.
Qytetarët udhëtojnë me km të tëra qe blejnë ushqimet dhe produktet e tjera të konsumit me lire
• Çmimi mesatar i produkteve në tregun shqiptar është rreth 80% më i lartë se çmimi mesatar i të njëjtave produkte – shitur nga të njëjtat kompani, në tregjet e BE-së
• Në tregun shqiptar ka produkte që shiten me një çmim 212% më të lartë, ose mbi 3 herë sa çmimi që shitet nga e njëjta kompani në vendin europian nga ajo vjen
E gjitha kjo në një vend ku të ardhurat për frymë janë sa 35% e mesatares europiane dhe ku 60% e buxhetit familjar shkon për ushqime.
E gjitha kjo në një kohë kur në arkën e qeverisë kanë hyrë 2.1 miliard lekë, nëpërmjet TVSH-së si rezultat i rritjes së çmimeve dhe jo nga mirëadministrimi.
Para ka por ato nuk shkojnë te shtresat në nevojë apo pensionistët, por shkojnë për korrupsionin galopant me rrugët e florinjta, për drejtorët 5 D apo inceneratorët që nuk ekzistojnë.
Ky regjim që rrjep qytetarët dhe pasuritë e vendit duhet ndëshkuar sa më parë!


Shtuar 16.09.2024 09:55