Vllaznia ndëshkon lojtarët pas bojkotit të stërvitjes, Alban Xhaferi merr vendim të fortë

Boikotimi i seancës së djeshme stërvitore nga futbollistët e Vllaznisë është shoqëruar me masa financiare ndaj tyre.

Të lidhura

None found

Sipas medias lokale “VeriuSot”, klubi shkodran ka vendosur t’u zbresë lojtarëve 15% të pagës si ndëshkim për veprimin e tyre. Futbollistët, të cilët pretendohet se nuk kanë marrë pagat prej 4-5 muajsh, do të përballen tashmë edhe me këtë ulje të rrogës.

Skuadra është rikthyer sot në stërvitje, ndërsa të dielën do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Dinamos, e vlefshme për javën e 6-të të Abissnet Superiore.


Shtuar më 9.10.2026 14:15