E pazakontë në Tiranë! Gruaja tenton të rrëmbejë një fëmijë në market

Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur në kryqytet. Një grua është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë të mitur në një market.

Në foton e mësipërme shikohet se gruaja qëndron pas fëmijës dhe në një moment ajo e merr në krah dhe më pas shkon drejt derës së marketit. Gruaja me fëmijën në dorë është pikasur shpejt nga personeli i marketit që ndërhyri në kohë.

Sipas burimeve besohet se gruaja vuan nga çrregullimet mendore, por ende policia e Tiranës nuk rënë në gjurmët e saj.


Shtuar 15.09.2024 20:03