Netanyahu kritikon Britaninë: Vendimi për të pezulluar licencat e eksportit të armëve është për keqardhje

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj qeverisë britanike për njoftimin se po pezullonte rreth 30 nga gati 350 licencat e eksportit të armëve në Izrael, duke e quajtur atë një “vendim për keqardhje”.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, njoftoi dje se vendi po pezullonte rreth 30 nga afro 350 licencat e eksportit të armëve në Izrael për shkak të shqetësimeve se këto pajisje ushtarake mund të përdoren për të kryer shkelje serioze të ligjit humanitar në luftën në Rripin e Gazës.

Vendimi, i cili erdhi një ditë pasi forcat izraelite gjetën trupat e gjashtë pengjeve nga një tunel në Gaza, u denoncua shpejt nga disa ministra izraelitë.

“Ky vendim i turpshëm nuk do të ndryshojë vendosmërinë e Izraelit për të mposhtur Hamasin, një organizatë terroriste gjenocidale që vrau brutalisht 1200 njerëz më 7 tetor, duke përfshirë 14 shtetas britanikë,” tha Netanyahu në një mesazh.


Shtuar 3.09.2024 19:17