Drejtësia shqiptare ka shënuar fitoren e parë në përpjekjet për të ekstraduar nga Britania e Madhe të përfshirët si organizator dhe vëzhgues në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt, në 19 Prill 2023 në Shëngjin.
Nga gjykata City of Westminster Magistrate Court, gjyqtari Daniel Sternberg, e gjeti të bazuar në aktin britanik të ekstradimit, kërkesën e shtetit shqiptarë.
Ai ka vendosur në favor të eksatradimit në Shqipëri të Edmond Haxhinë, Thomas Mithan, Harry Simpson the Harriet Bridgeman.
Jo për Steven Hant për momentin, pasi është diagnostikuar me kan*er. Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë, se ishte truri organizmit dhe krijimit të kushteve për vrasjen e Ardian Nikulajt.
Në aktakuzë prokuroria e Lezhës, thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën survejim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës, i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn.
Gjyqtari Stenberg në seancën që ka zgjatur pak minuta, tha se ai ka vendosur ta dërgojë këtë çështje për firmën e sekretares së punëve të brendshme Yvette Cooper.
Arritja e këtij suksesi në marrjen e dritës jeshile të ekstradimit të tyre, vjen pas një letër garancie lëshuar nga kryeprokurori i Lezhës Erion Shehaj, e më pas mori firmën e ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.
Në letër garanci thuhet se Edmond Haxhia, nuk do të akuzohet për vrasje për shkak të gjakmarrjes vepër penale e cila dënohet me 30 vite burg deri burg përjetë.
Megjithatë, ky nuk është fundi i një procesi 15 mujor nisur në Maj 2023.
Me të gjitha gjasat, pala mbrojtëse e Edmond Haxhisë dhe katër britanikëve, do ta apelojnë vendimin e sotëm në Gjykatën e Lartë Royal Court of Justice.