Rama ndan pamjet nga Lumi i Shalës: Deri para pak vitesh destinacion sekret, sot ofron një buqete fantastike përvojash

Këtë të hënë, përmes një video të postuar në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë sot me ndjekësit pamje nga Lumi i Shalës.

Kreu i shtetit shprehet se para pak vitesh ky ishte një destinacion sekret, ndërkohë që sot ofron një buqetë fantastike përvojash për këdo që zgjedh ta vizitojë.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe me atmosferën nga Lumi i Shalës, deri para pak vitesh një sekret, ndërsa sot destinacioni i një buqete fantastike përvojash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 


Shtuar 26.08.2024 08:39