Zbulohet arsyeja pse transferimi i Brojës tek Ipsuiç po dështon

Huazimi i sulmuesi shqiptar Armando Broja nga Çelsi tek Ipsuiç është në prag të dështimit pasi mjekët zbuluan shenja të një dëmtimi në tendinën e Akilit.

Dy klubet ranë dakord për një marrëveshje që sulmuesi të kalojë sezonin tek Ipsuiç në fillim të kësaj jave. Por “SunSport” ka mësuar se testet mjekësore të lojtarit kanë shkaktuar komplikime.

Ipsuiç nuk ka hequr dorë plotësisht nga marrëveshja, por kuptohet se tani po shikon opsione të tjera.

Problemet mjekësore të Brojës janë një goditje e madhe për Çelsin, i cili po kërkon të largojë të paktën 15 lojtarë përpara mbylljes së merkatos të premten.

Sulmuesit shqiptar i është thënë se nuk ka të ardhme në Stamford Bridge nën drejtimin e Enzo Maresca.


Shtuar 25.08.2024 15:06