Në ditën e tij të lindjes, Klajdi Haruni publikon foton e rrallë të Flori Mumajesit

Ditën e djeshme, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Flori Mumajesi, ka festuar 42-vjetorin e lindjes.

E ndërkohë që pjesa më e madhe e fansave ndjejnë mungesën e tij në muzikë prej vitesh, ka qenë Klajdi Haruni ai i cili ka publikuar një foto të tij.

“Gëzuar Ditëlindjen Xhaxha Flori. Të duam shumë”, shkruan Klajdi krah fotos së veçantë me Florin dhe të bijën.

Çdo ditë në rrjetet sociale, fansat e shumtë kërkojnë rikthimin e Flor Mumajesit në muzikë.

Por, këngëtari nuk ka dhënë asnjë shenjë dhe nuk dihet ende nëse do ketë një rikthim të tij.


Shtuar 24.08.2024 10:05