Çelsi pranon të huazojë Brojën, por ka një kusht për klubet e interesuara

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon që të jetë e paqartë. Është e sigurt që sulmuesi i kombëtares shqiptare, do të largohet nga Çelsi, por nuk dihet akoma se kush do të jetë skuadra e tij e re.

“Blutë” e Londrës deri më sot kanë dashur që të shesin përfundimisht lojtarin, duke mos pranuar ofertat e shumta për huazimin e tij. Por sot, sipas mediave britanike këto kushte kanë ndryshuar.

Çelsi është i gatshëm që të huazojë Brojën, por në kontratë shtohet detyrimi i blerjes përfundimtare të kartonit të lojtarit për 30 milionë stërlina.

Janë të shumta skuadrat që kërkojnë lojtarin e kombëtares shqiptare si në Angli, Itali apo Gjermani. Tashmë mbetet për të parë se kush do të bëjë lëvizjen përfundimtare për transferimin e sulmuesit të talentuar.


Shtuar 20.08.2024 17:33