Nis vaksinimi anti covid-19 në burgje, të para gratë e dënuara dhe ata me sëmundje kronike

Vaksinimi anti-Covid ka nisur edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit. Dozat e para janë dërguar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Drejtësisë përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se procesi do të vijojë “për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione”.

Postimi i ministres Etilda Gjonaj

? Një lajm i mirë për sistemin penitenciar. ?

Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filloi vaksinimi kundër COVID-19 të personave të dënuar.

Vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara.

Ky proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione.


Shtuar 19.06.2021 12:10