Ka anti-reklamë, por ka dhe anti-Ronaldo: Lukaku i bën thirrje Coca-Colës (VIDEO)

Gjesti i Ronaldos kur largoi Coca-Colan nga tavolina bëri bujë në të gjithë botën.

Ky veprim i CR7 u shndërrua në “epidemi”, sepse më pas Pogba hoqi shishen e Heineken për arsye fetare. Trajneri i Rusisë e mori shishen e Coca Cola në dorë dhe piu një gllënjkë me kënaqësi. Italiani Locatelli buzëqeshi dhe, për shkak të pamjes së ngrirë, thjesht i shtyu pak mënjanë. Radja Nainggolan bëri ironi duke postuar një foto-montazh, që e sheh atë pranë vodkës dhe pijeve të tjera. “Le të qeshim”, – shkroi belgu.

Nga ana tjetër, Romelu Lukaku mori rolin e anti-Ronaldos, duke improvizuar një “marifet” krejt tjetër nga kampioni i Juventusit. Sulmuesi belg e interpretoi situatën me shaka. Ai imitoi një lloj thirrje në agjensinë e tij, “Roc Nation” … Një kontakt midis Coca Cola dhe menaxherëve që kujdesen për imazhin e tij dhe të drejtat e lidhura me të, duke e përfunduar “marifetin” me një buzëqeshje.

Nga ana tjetër, UEFA nuk pa asgjë qesharake në atë që po ndodh dhe iu bëri të ditur ekipeve kombëtare dhe lojtarëve se detyrimet me sponsorët duhet të respektohen, duke rifreskuar kujtesën e të gjithëve se sponsorizimet e caktuara janë themelore për turneun dhe kontinentin tonë të futbollit.

 


Shtuar 19.06.2021 12:16