Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme paundi, të fshehur në një kamion që vinte nga Italia.
Nuk dihet ende sasia e vlerës monetare të kaur, pasi efektivët e policisë po vijojnë ende numërimin e tyre.
Furgoni kishte mbërritur ditën e sotme me traget nga Italia dhe sasia e paundit u arrit të evidentohej në vijën e dytë të kontrollit. Ndërkohë policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit.
Po ditën e sotme, policia kapi në portin e Durrësit një sasi prej 300 kg kokainë të fshehur brenda disa pakove. Po ashtu, u arrestu drejtuesi i kamionit, një shtetas maqedonas i cili u shpreh se nuk kishte asnjë informacion mbi sasinë e drogës.