FOTO/ Suksesi në Lojërat Olimpike, kryeministri Rama uron Kosovën: Ju na nderoni!

Kosova zhvilloi paraqitje mjaft pozitive në Lojërat Olimpike në Paris, teksa mori dy medalje, falë përformancave të xhudisteve Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu. Numri një i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku “duartroket” arritjet e dardanëve.

“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.


Shtuar 7.08.2024 18:29