Puthja që ka bërë bujë në Francë, “shpërthejnë” komentet në rrjet

Gruaja anon drejt burrit, gishtat e saj prekin butësisht qafën e tij, ajo me butësi e puth faqen e tij, sytë e saj janë të mbyllur. Vetëm njerëzit që sapo janë dashuruar do të putheshin kaq thellë, apo jo?

Megjithatë, njerëzit e përshkruar nuk janë aspak të dashuruar. Dhe skena nuk është xhiruar në zonën e këmbësorëve, por në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike disa ditë më parë. Burri është presidenti francez Emmanuel Macron. Gruaja është ministrja e sportit, Amélie Oudéa-Castéra. Ata përqafohen përpara presidentit të IOC Thomas Bach dhe kryeministrit Gabriel Attal. Skena nuk ka kaluar pa u vënë re as nga publiku francez dhe ai botëror

Fotot e dy politikanëve kryesorë po bëjnë bujë. Për shumë francezë, puthja është shumë intime. A mund të shihni më shumë në foto sesa thjesht gëzim në fillimin e lojërave? Të dy, si Macron edhe Oudéa-Castéra janë të martuar.

Së pari, “Madame Figaro”, faqja e internetit e revistës “Le Figaro”, raportoi për “puthjen e çuditshme”. “Çfarë puthjeje është ajo mes Oudéa-s dhe Macron-it??!”

Një përdorues i kritikoi imazhet si të pahijshme dhe “jo të denja për një president dhe një ministre!” Një përdorues tjetër mendon se puthja ishte “më shumë sesa thjesht e ngrohtë”.

Gabriel Attal duket pak a shumë i zënë ngushtë në krah në foto. Duket sikur nuk ka qenë rehat me momentin intim mes kolegëve të tij të qeverisë.

Gazeta “Mide Libre” shkruan ndërkohë për një “puthje pasionante” në “ekzullimin e gëzimit”. Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ende për puthjen shpërthyese. Në fakt, Macron thuhet se iu përgjigj asaj puthjeje me një nuancë më të rezervuar.

Vetëm një ditë pas eksitimit të puthjeve, u shfaqën më shumë foto që tregonin Macron duke përqafuar ministren. Këtë herë pasi skuadra franceze fitoi medaljen e artë në regbi shtatëshe. Skena duket dukshëm më pak intime.


Shtuar 1.08.2024 18:02