“Flakët kanë arritur deri në zonën e Ranës së Hedhun”, përkeqësohet situata me zjarrin në Shëngjin

Vijonë të jenë aktive flakët e zjarrit në fshatin Mal në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se situata është përkeqësuar ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat.

Gjithashtu bëhet me dije se era po favorizon përhapjen e flakëve të cilat kanë arritur deri në zonën e Ranës së Hedhun.

Po ashtu bëhet me dije se për të vënë situatën nën kontroll, është dhe kërkuar ndërhyrje nga ajri.


Shtuar 29.07.2024 17:18