E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur (EMRI-FOTO)

Ikona e futbollit lushnjar, Mimi Xhoxhi, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Ishte presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ai i cili ka dhënë lajmin e trishtë.

“Lajmi për ndarjen nga jeta ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Ai ishte një emër i spikatur, duke dhënë kontribut si futbollist dhe trajner te Lushnja. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Xhoxhit! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!”, shkruan Duka.

Xhoxhi është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” në vitin 1967, gjithashtu edhe si “Mjeshtër Sporti” dhe “Qytetar Nderi” në qytetin e tij, Lushnje.

Pikërisht nga qyteti i tij, ai u bë një nga figurat më të dashura dhe shquara të futbollit shqiptar.


Shtuar 26.07.2024 13:49