VIDEO/ Pasojat e shpërthimit të tritolit në një pallat në Pogradec

Në orët e parat të mëngjesit të ditës së sotme, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një pallat pranë banesës së Meard Berberit në Pogradec.

Lënda plasëse është hedhur në orën 02:30, në sheshpushimin mes katit të parë dhe katit të dytë të një pallati.

Nga shpërthimi nuk pati viktima, vetëm dëme materiale. Sipas Policisë së Pogradecit, “rreth orës 2:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katit të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.”

Pamjet nga vendi i ngjarjes:


Shtuar 22.07.2024 08:54