EURO 2020/ Pas 13 viteve, Holanda kalon grupin në Evropian

Me fitoren ndaj Austrisë, Holanda ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt për “Euro 2020”.

Golat nga Depay dhe Demfries i sollën holandezëve fitoren ndaj Austrisë.

Me këtë kualifikim tutje, Holanda më në fund ka thyer ‘akullin’ pas 13 viteve duke u kualifikuar në 1/16 e finales në një Kampionat Evropian.

Hera e fundit kur Holanda u kualifikua në këtë fazë, ishte viti 2008.

Ndërkohë, fitorja e Holandës gjithashtu eliminon Maqedoninë e Veriut nga “Euro 2020”.


Shtuar 17.06.2021 23:13