Aksident në hyrjen e spitalit “Nënë Tereza”, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në hyrjen e spitalit “Nënë Tereza”, ku një makinë ka aksidentuar një motor.  Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit.

Njoftohet si i plagosuri është nën kujdesin e mjekëve.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:45, tek hyrja e spitalit “Nënë Tereza”, mjeti me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. M., 23 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shtuar 17.06.2021 23:33