FOTO/ I shpërtheu makina në qendër të Gramshit, kush janë dy vëllezërit biznesmenë që mbetën të plagosur

Dy vëllezër mbetën të plagosur nga shpërthimi me tritol teksa po lëviznim me makinë.

Ngjarja në lagjen “Xhile Liçi” në Gramsh.

Algert Mine dhe Erald Mine si pasojë e plagëve të marra u transportuan në spitalin e Traumës në Tiranë ku edhe po marrin trajtim mjekësor. Ndërkohë hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa nga informacionet paraprake të dy vëllezërit nuk rezultojnë me precedent penalë.


Shtuar 21.07.2024 20:07