Qendrat shëndetësore në plazhe/ Koçiu: Mbi 2 mijë vizita gjatë këtij sezoni

Rreth  2 mijë vizita më shumë se vitin e shkuar janë  kryer gjatë këtij sezoni në qendrat shëndetësore  verore.

Mjekët dhe infermierët sipas ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu kanë ofruar shërbim shëndetësor në kohë e me cilësi për çdo pushues.

Qendrat shëndetësore verore janë të hapura në 34 pika turistike në të gjithë vendin dhe që ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.

Këto qendra shkruan ministrja Koçiu në rrjetet sociale janë një  burim i domosdoshëm shërbimesh për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit të verës.

 


Shtuar 21.07.2024 14:59