Kombëtarja shqiptare e femrave do të dalë sonte në fushë kundër Uellsit për ndeshjen e kthimit të “play off”-it të Kupës së Botës 2027. Takimi, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Parc-Y-Scarlets”, do të startojë në orën 20:15.
Të lidhura
None found
Humbja minimale 0-1 e pësuar në “Loro Boriçi” e ka ndërlikuar disi rrugën e vajzave kuqezi drejt kualifikimit në skenën më të madhe të futbollit botëror. Megjithatë, duke qenë se diferenca është vetëm një gol dhe gjithçka mbetet e hapur, skuadra e drejtuar nga Armir Grima ka çdo të drejtë të besojë te një përmbysje e jashtëzakonshme në transfertë.
Sonte do të vendoset fati i këtij eliminuesi dhe lojtaret shqiptare janë gati të bëjnë një sforco të fundit për të arritur objektivin madhor, i cili do të shënonte një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit të femrave në vend.






