Këtë të shtunë, ka ndërruar jetë në burg 33-vjeçari Andrea Bregasi, autor i atentatit në Don Bosko.
Bregasi i akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentative”, ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.
Mësohet se 32-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon.
Kujtojmë se Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Ngjarja e Don Boskos
Andrea Bregasi, qëlloi me pistoletë mbi mjetin që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefin.
Ky i fundit lajmëroi menjëherë policinë, ndërkohë që plumbat për fat të mirë nuk prekën 42-vjeçarin dhe dy pasagjerët e tjerë.
Andrea Bregasi pas ngjarjes është larguar me këmbë, ndërkohë që u filmua edhe nga kamerat e sigurisë në këtë zonë.
Policia pas ngjarjes vendosi 5 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për të.