Pasditen e sotme, një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në qytetin e Memaliajt.
Ngjarja ka ndodhur në njërin prej apartamenteve të një pallati në këtë qytet. Në banesë jetonte e vetme 65-vjeçarja Bejaze V. e cila fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime të rënda nga shpërthimi.
Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Zjarrfikës, i cili ka lokalizuar zjarrin ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.