Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:40, një trajler i ngarkuar me skrap është përfshirë në një aksident të rëndë, në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cërrik.
Automjeti tip trajler, pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes është përmbysur mbi një autoveturë.
Ende nuk dihen saktë pasojat e këtij aksidenti të rëndë. Paraprakisht dyshohet për të plagosur
Policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për largimin e trajlerit nga rruga dhe nxjerrjen e personave nga autovetura që mbeti poshtë automjetit të tonazhit të rëndë.