Vrau 25-vjeçarin nga Pogradeci, kush është Armando Xheladini

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një tjetër operacion kundër lëndëve narkotike dhe ka lëshuar 24 masa sigurie ditën e sotme, 12 korrik. Mësohet se 19 persona u arrestuan, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Gjithashtu, masë sigurie është lëshuar edhe për 52-vjeçarin Armando Xheladini alias Jetnor Cenallari alias Armando Tarushllari, i cili ndodhet në burg.

Arrestimi i Xheladinit u bë më 21 maj të vitit të kaluar në Korçë, pasi akuzohet për vrasjen e një 25-vjeçari në Athinë, ngjarje e ndodhur në vitin 2008.

Sakaq, së bashku me Xheladinin, u arrestua edhe Gëzim Latja.

Të dy akuzohen se në bashkëpunim vranë 25-vjeçarin Arjan Xhambazi nga Pogradeci.

Gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë Xhambazi, u plagos dhe një person tjetër.


Shtuar 12.07.2024 14:41