Malisheva ka debutuar me fitore në Ligën e Konferencës, duke mposhtur 1-0 Buducnostin, përkatësisht në raundin e parë kualifikuese për në fazën e grupeve të garës.
Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrave, ndërsa në këtë mund të ketë ndikuar edhe temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë, pasi ndeshja po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Të lidhura
None found
Malisheva doli përpara me Drilon Hazrollajn, por që skuadra malazeze e ka studiuar shumë mirë lojën e yllit malishevas duke e markuar çdoherë me nga dy lojtarë.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Sobowalen, që sa herë pranonte topin, dyfishohej nga lojtarët e Buducnostit.
Edhe skuadra kundërshtare kishte rastet e saja, duke rrezikua me anë të Perisic dhe Ivanovic, por që Veliu ishte i sigurt me pritjet e tij.
Malisheva e nisi mirë pjesën e dytë, duke realizuar më pas edhe golin e epërsisë.
Ishte Etnik Brruti, ai që realizoi një super gol nga distanca për të kaluar malishevasit në epërsi 1-0.
Malishevasit kishin më pas disa rastet të mira për të dyfishuar epërsinë, mirëpo lojtarët e ekipit malazez bënë ndërhyrje të palejueshme, duke pranuar kartonë të verdhë.
Padyshim që ky rezultat e ndihmon shumë Malishevën për ndeshjen e dytë ndaj Buducnostit që luhet më 18 korrik nga ora 21:00 në Podgoricë, duke shpresuar që të kalojnë në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/
