Protesta e opozitës, Meta bën lëvizjen urgjente

Ilir Meta, president i Partisë së Lirisë do të mbledhë këshillin drejtues në te Hotel Tirana, prej nga do të nisin edhe marshimin për tu bashkuar protestës para Kryeministrisë.

Protesta pritet të nisë rreth orës 20:00 të pasdites dhe do të vijojë për 4 orë.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se mbi 1100 forca policie do të jenë në terren.

Po ashtu mësohet se në afërsi të Piramidës do të qëndrojnë forcat “Shqiponja” dhe “Forcat e Sigurisë Kombëtare”.

Disa nga rrugët pranë vendit ku do të zhvillohet protesta do të jenë të bllokuara, siç tregohet edhe më poshtë.


Shtuar 11.07.2024 18:43

Tags: ,