Me Azem Hajdarin, Sali Berisha pranon “rënien e lirë” të PD e poston foto nga ditët e fitoreve (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer me postimet e përditshme në Facebook.

Në një kohë kur Partia Demokrati gjendet e “dorëzuar” pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, Berisha rikujtojnë “kohët e arta” të PD në krye të Shqipërisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto, të viteve më parë, në turmën e njerëzve mbështetës, ku në sfond shihet edhe fotoja e Azem Hajdarit.

Ai shkruan “se fotoja flet vete” duke pranuar “rënien e lirë” të PD, gjë e cila solli dhe fitoren e tretë radhazi të PS, më në krye Edi Ramën i cili gëzon mandatin e tretë.

Rikujtojmë se  PD zhvilloi zgjedhjet brenda Partisë ku dhe pse kishte një zhgënjim të madh pas humbjes së bujshme me 25 Prill, demokratët I besuan sërish Bashës me mbi 80 % të votave. /albeu.com/

 

 


Shtuar 17.06.2021 09:54