Një banesë është përfshirë nga flakët, në fshatin Dajç në Lezhë.
Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë soba e gatimit duke djegur totalisht njërën nga dhomat e banesës së shtetasit Lazer Gazullit.
Falë nderhyrjes se zjarrfikesve dhe vetë familjerëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shpëtuar pjesën tjetër të banesës.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz veç dëmeve meteriale, pasi familjarët kanë qenë jashtë në momentin e rënies se zjarrit.