Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlementin, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale në kuadër të Ditës Ndëerkombëtare të Parlamentarizmit.
Spiropali shprehet “uroj të mësojmë nga historia” duke theksuar se historia na ka dëshmuar se debatet më të forta dhe jetëgjata janë ato me fjalët me të zgjedhura, se se Kuvendi nuk është arenë e fjalës pa fre, po freri i çdo lloj abuzimi me fjalën, se të jesh përfaqësues i popullit tënd nuk është vetëm detyrë partie, por mbi të gjitha e gjithçka detyrë Shqipërie, dhe se funksionet ligjvënëse, monitoruese e mbikqyrëse të Kuvendit nuk janë fjalë goje, por detyra që marrin vlerë vetëm kur kanë për qëllim të vërtetën.
Ajo po ashtu shkruan se Shqipëria 2030 në Bashkimin Evropian nuk është një slogan elektoral, por një angazhim kombëtar plotësisht i realizueshëm.
Ministrja po ashtu fton opozitën që t’i bashkohet mazhorancës në komisione, për të dëshmuar përgjegjësi e pjekuri në prag të mbylljes së sesionit parlamentar.
“Uroj që opozita të kuptojë e të brendësojë rëndësinë e saj duke parë përtej penxhereve e hekurave që ia pamundësojnë vështrimin e horizonteve më të gjera e të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, Antikorrupsionin dhe në Komisionin për Dezinformimin, duke dëshmuar përgjegjësi e pjekuri në këtë prag mbylljeje të sesionit parlamentar”, nënvizon ministrja Spiropali.
Në përfundim, Spiropali shton se ”sesioni tjetër, një hap më pranë zgjedhjeve, uroj të mos shtojë nxehtësinë, por cilësinë e punës së Kuvendit tonë të përbashkët”.
Postimi i plotë:
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, uroj të mësojmë nga historia.
Ajo na ka dëshmuar se debatet më të forta dhe më jetëgjata janë ato me fjalët më të zgjedhura, se Kuvendi nuk është arenë e fjalës pa fre, po freri i çdo lloj abuzimi me fjalën, se të jesh përfaqësues i popullit tënd nuk është vetëm detyrë partie, por mbi të gjitha e gjithçka detyrë Shqipërie, dhe se funksionet ligjvënëse, monitoruese e mbikqyrëse të Kuvendit nuk janë fjalë goje, por detyra që marrin vlerë vetëm kur kanë për qëllim të vërtetën.
????????Shqipëria2030 në Bashkimin Europian???????? nuk është slogan elektoral, por angazhim kombëtar plotësisht i realizueshëm.
Uroj që opozita të kuptojë e të brendësojë rëndësinë e saj duke parë përtej penxhereve e hekurave që ia pamundësojnë vështrimin e horizonteve më të gjera e të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, Antikorrupsionin dhe në Komisionin për Dezinformimin, duke dëshmuar përgjegjësi e pjekuri në këtë prag mbylljeje të sesionit parlamentar.
Sesioni tjetër, një hap më pranë zgjedhjeve, uroj të mos shtojë nxehtësinë, por cilësinë e punës së Kuvendit tonë të përbashkët.