LAJMI FUNDIT/ Po priste rradhën në bankë, vdes 67-vjeçari në Korçë

Një 67-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në Korçë.

Mësohet se 67-vjeçari, me pasaportë amerikane, ka pësuar rëndim të gjendjes shëndetësore teksa ka qenë brenda një banke, ndërsa u transportua me ambulancë drejt spitalit, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Trupi do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkaqet e vdekjes, ndërsa kanë nisur edhe hetimet mbi ngjarjen nga policia.


Shtuar 28.06.2024 16:29

Tags: