Poeti Agim Doçi do të përcillet sot për në banesën e fundit

Ditën e sotme, poeti i njohur Agim Doçi, do të  përcillet për në banesën e fundit. Ai u nda nga jeta më  24 Qershor në moshën 76- vjeçare.

Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në QSUT, pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Doçi kishte mbërritur me urgjencë me ambulancë nga Spitali Bashkiak i Pogradecit, ku kishte ndodhur goditja në tru.

Ai ishte shtruar në spital, pasi kishte shfaqur çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit. Por nuk mundi të mbijetonte dot ndërkohë që ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.

Agim Doçi, ishte një prej krijuesve të shumë teksteve të këngëve shqiptare. Ai ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet. Është fituesi i mbi 50 çmimeve dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë mes të cilave “Marshi i UÇK-së” dhe “A vritet pafajësia”.

Bashkëpunëtorët e tij përcollën mesazhe ngushëllimi në rrjete sociale. Fatkeqësisht ai nuk ia doli dot duke mbyllur sytë përgjithmonë.


Shtuar 25.06.2024 11:30