Ditën e sotme, Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Një sfidë kjo vendimtare ku kuqezinjtë do të kërkojnë kualifikimin, për në raundin e 1/16-ave.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit, i cili do të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin deri në fund Kombëtaren, për të arritur një rezultat historik.
Dyert për tifozët në stadiumin e Dyseldorfit, do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes dhe procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë.
Biletat e ndeshjes ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”.
Kodi QR i biletës, do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit.
Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.
Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi, duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA.
Për të parandaluar çdo lloj problemi dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.
Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në tre Fan Zonat e dedikuara për tifozët në Dyseldorf; Fan Zone Burgplatz, Fan Zone Schauspielhaus dhe Public Viewing Rheinufer.
Për të marrë informacione më të detajuara drejtohuni në fshf.org në seksionin Euro 2024.