E frikshme/ Pasagjerja tenton të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, stafi detyrohet ta lidhi tek ulesja (VIDEO)

Një pasagjere që po udhëtonte me aeroplanin e avikompanisë amerikane American Airlines, është lidhur me shirit ngjitës për ulësen e fluturakes, pasi kishte tentuar të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit.

Ajo është paditur nga Administrata e Aviacionit Federal, pasi nuk ka arritur të paguaj gjobën e paraparë me ligj, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Heather Wells, 34, e cila ishte në bord dhe po udhëtonte nga Dallas-Fort Worth drejt Charlote gjatë korrikut të vitit 2021, kur tentoi të hap derën e aeroplanit dhe ishte e dhunshme ndaj ekuipazhit dhe pasagjerëve të tjerë.

Tani ajo po përballet me pati, pasi nuk pagoi gjobën prej 81,950 dollarë që i ishte dhënë në vitin 2022.

Avokatja Jaime Esparza ka bërë një ankesë në Gjykatën e San Antonios lidhur me kërkesën e Aviacionit Federal për gjobën e majme.

Wells me gjasë ishte rrëzuar dhe kur pasagjerët e tjerë i ofruan ndihmë, ajo filloi t’i kërcënojë dhe sulmojë fizikisht – përfshirë edhe stjuardesat.

Për ta vënë situatën nën kontroll, ata u detyruan ta lidhin për ulëse me shirit ngjitës dhe sapo zbritën në aeroport u arrestua nga policia që ishte informuar për tentimin e saj për ta hapur derën e aeroplanit gjatë fluturimit.


Shtuar 17.06.2024 19:18