Ditën e sotme, në një konferencë për shtyp, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigande pastrimi parash.
Sipas tij, zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit.
“Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë.
Shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi në Tiranë, atëherë si ka mundësi bumi i ndërtimeve.
Tirana është kthyer në një lavatrice gjigande pastrimi parash.
Zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit.
SPAK, struktura më perfektë për të mos ndëshkuar, asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet.
Janë bllokuar hetime për të ndihmuar në pastrimin e parave.
SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokrorësh nën drejtimin e Ramës”, tha ai.