Shqipëria sfidon naten e sotme Italinë, në ndeshjen e parë të grupit në Europian.
Për takimin që do luhet në “Signal Iduna Park”, tifozët e kuqezinjve janë mobilizuar.
Siç shihet në video, mbështetësit e kombëtares kanë vërshuar në rrugët e Dortmundit, ku nuk mungojnë flamujt dhe simbolet kuqezi.
Atmosfera duket fantastike, me numrin e tifozëve në stadium që sonte pritet të jetë tepër i lartë.