SHBA njofton 1.5 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, njoftoi ndihmën e radhës për Ukraninën. Harris theksoi se më shumë se 1.5 miliardë dollarë janë akorduar në formën e ndihmës humanitare dhe mbrojtjes civile për Ukrainën.

Harris, e cila po merr pjesë në një samit dy-ditor të paqes në vendpushimin malor luksoz të Burgenstock, Zvicër, tha se ndihma përfshinte 500 milionë dollarë fonde të reja të ndihmës për energjinë.

Përveç kësaj, 324 milionë dollarë ndihmë e shpallur tashmë nga USAID, agjencia e SHBA për zhvillim, do të ridrejtohen për të adresuar nevojat urgjente të energjisë.

“Ky financim do të na lejojë të riparojmë infrastrukturën energjetike të dëmtuar nga lufta, të rrisim prodhimin e energjisë, të inkurajojmë investimet e sektorit privat dhe të mbrojmë infrastrukturën energjetike,” tha Harris në një deklaratë.

Paketa e re e ndihmës, e cila vjen nga USAID dhe Departamenti i Shtetit, përfshin gjithashtu 379 milionë dollarë për ndihmë humanitare.

“Këto fonde do të ndihmojnë për t’iu përgjigjur nevojave urgjente të refugjatëve, personave të zhvendosur brenda vendit dhe komuniteteve të prekura nga sulmi brutal i Rusisë kundër popullit ukrainas”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit, me mbështetjen e Kongresit, do të sigurojë 300 milionë dollarë shtesë për mbrojtjen civile në Ukrainë.


Shtuar 15.06.2024 16:20