Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e të riut në Korçë, të riut nga Lushnja, Fridman Xhaferraj.
I riu u gjet i mbytur në një rezervuar në Korçë.
Burimet bëjnë me dije se i riu ka qenë prej 4 ditësh me autorët, dhe sipas ekspertizës është torturuar gjë e cila ka shkaktuar edhe vdekjen.
Pas vrasjes, dyshohet se trupi i të riut është hedhur në rezervuar për të fshehur krimin. /albeu.com/