Bardhi e akuzoi për punësim të familjarëve në Prokurori, reagon Felaj: O Gaz B…, ti je çingije që u bëre ministër me 3 muaj punë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se procesi i Vettingut nuk është zbatuar tek prokurori Bledar Valikaj, i cili është bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Bardhi thekson se sipas Kushtetutës , çdo prokuror që vazhdon punën, duhet t’i nënshtrohet sitës së Vettingut.

“Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që çdo prokuror që do të rrijë në sistem, duhet t’i nënshtrohet vetingut.

Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar  Valikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut. Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu kemi të bëjmë me vendimmarrje në konflikt të interesit,” tha Bardhi.

Deputetja socialiste, Felaj, e cila është njëkohësisht nënkryetare e Kuvendit, i ka cilësuar si shpifje akuzat e Bardhit.

“Goja  të cilës duhet t’i vihet protezë si një masë me dobi për higjenën e veshit, ështe ajo e atij për të cilin kolegët e vet thonë se nuk e ka problem as kur betohet për shpirt të të atit  ..

. #Gaz B..meqë  paske pyetur  sot per familjen time

I keni marrë përgjigjet  ti dhe cdo gojë që eshtë shqyer m’u si ti në shpifje ; por meqë   vijon të thuash në publik se u ndryshua ligji për statusin e magjistratit për interesa te mi, duhet  që publiku ta dijë se ti ishe eksperti i vetëm  i grupit tënd në shkurt të vitit 2018 , ai që propozove   draftin me parashikimet e reja që janë sot në fuqi dhe në vend të atyre dispozitave që shfuqizoi Gjykata Kushtetuese në ligjin për statusin e magjistratit, përfshirë dhe papajtueshmërinë  ambientale . E solle ti, e propozove   ti dhe e diskutoi dhe mbështeti në vijim  komisioni i ligjeve,  në të cilin as nuk bëja pjesë në legjislaturën e kaluar , sikunder më herët  kur u zgjodhën trupat e vetingut dhe u konstituan KLP e KLGj s kam oasur as mandat deputeteje qe të votoja kënd sipas mendjes tënde të vogël! Sigurisht ti bëre detyrat që të dha partia jote dhe jo interesat  e mia  afërmendsh! Por gjuha  jote e mbrapshtë  lëpin gjithcka që i serviret ose e sheh si ushqim për inferioritetin  e vet, ndaj të gjithë  atyre që rrugën e jetës dhe të karrierës  e kanë  ndërtuar vetë, me mund e sakrifica, duke e filluar nga *gaveta sic thotë një shprehje, pa iu servilosur, pa i ndenjur pas xhaketës dikujt  dhe natyrisht jo si specialisti/çingija  që partia e bëri ministër  me gjithsej 3 muaj punë  në jetë  të vet”,-shkruan Felaj në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/ermonelafelajvalikaj/posts/968168931975750

 


Shtuar 5.06.2024 19:10