Koha ka ndaluar për Angelina Jolie dhe ylli i Hollywood, ngelet po e njëjta, me sharmin e tiparet perfekte. Artiste, regjisore, ambasadore e Kombeve të Bashkuara, nënë e gjashtë fëmijëve të adoptuar dhe biologjik, Jolie feston sot 49-vjetorin e ditëlindjes.
Vajza e Jon Voight, që ka dalë për herë të parë në ekranin e madh në moshën 7-vjeçare, ka fituar një çmim Oscar, tre Golden Globe dhe është kurorëzuar shumë herë si gruaja më e bukur në planet.
Ajo po jeton një moment me suksese botërore të karrierës së saj kinematografike dhe jetës së saj familjare, e komplikuar pas divorcit me Brad Pitt.